Nё kuadёr tё ҫertifikimit tё grave dhe vajzave qё vuajnё dёnimin pranё burgut Nr. 325, Tirane, nga kurset e ofruara nё kёtё institucion tё vuajtjes sё dёnimit nga Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Nr.1, Tiranё, u zhvillua ceremonia e rastit shoqёruar nga njё program i veҫantё social nёn kujdesin e stafit te DRFPP Nr.1 dhe organizatёs Dev-Aid nё kuadёr tё projektit “Fuqizimi i rrjetit bёn tregun e punёs tё funksionojё!”, mbёshtetur nga Programi i Granteve tё Vogla tё Komisionit pёr Demokraci i Ambasades sё SHBA, Tirane. Gjatё kёsaj ceremonie pёr t’i dhuruar grave dhe vajzave tё dёnuara njё ditё ndryshe brenda mureve tё burgut, u mundёsuan pёr to shёrbime tё ndryshme tё parukerisё dhe estetikёs ofruar nga kursantёt e kёtyre kurseve pranё DRFPP Nr.1 Tirane. Nё kuadёr tё 16 ditёve kundёr dhunёs ndaj gruas, stafi i Dev-Aid shpёrndau pёr tё dёnuarat mesazhe pёr tё promovuar tё drejtat e grave dhe pёr t’i thёnё STOP dhunёs ndaj tyre.