Nё Tetor 2014, Dev-Aid ndёrmori aksionin e parё vullnetar nёn moton “Dhuro ҫ’tё mundesh!”. Njё nisёm për të grumbulluar rroba dhë të mira materiale nё ndihmё tё komuniteteve me nevoja bazike jetёsore. Nё kёtё kuadёr, u bё njё thirrje pёr ndihmё drejtuar gjithё qytetareve tё Tiranёs dhe komunitetit tё biznesit, tё cilёs ju pёrgjigjёn qytetarё tё shumtё duke dhuruar ҫ’tё mundnin. Ndihmat e grumbulluara shkuan nё favor tё pёrfituesve tё qendrёs “Shtёpia e Ngjyrave” – Qendёr Ditore pёr Fёmije qё jetojnё dhe Punojnё nё Rrugё, kryesisht frekuentuar nga femijё dhe prindёr tё komunitetit rom. Kjo qendёr menaxhohet nga shoqata ARSIS nё njё nga qendrat komunitare tё Bashkisё Tiranё. Ky aktivitet pёrpos impaktit tё madh qё krijoi tek pёrfituesit direkt, shёrbeu gjithashtu pёr tё rritur ndёrgjegjёsimin qytetar tё komuniteteve me mundёsi ekonomike nё funksion tё vullnetarizmit dhe aktit tё dhurimit.