Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, organizata “Dev-Aid” ndërmori nismën e dytё “Dhuro ҫ‘tё mundesh!” për ti dhënë një mundësi të gjithë fëmijëve dhe prindërve të bëhen pjesë e një iniciative DHURIMI. Ka mijera fëmijë në gjithë Shqipërinë që nuk kanë mundësi të vishen, të lexojnë apo të luajnë si pasojё e kushteve të rënduara socio-ekonomike nё te cilat jetojnё, ashtu siҫ ka mijёra të tjerë që veshjet, librat dhe lodrat i kanë aksesorë me tepri. T´i mësojmë fëmijët tanë të dhurojnë ishte një akt që kërkon impenjim dhe shembuj të mirë. Nё kёtё kuadёr, nga data 30 Maj 2014 deri nё datёn 1 Qershor 2014, shoqata Dev-Aid, ishte prezent nё rrugёn pedonale, pranё kinema “Milenium” me njё stendë tё ngritur pёr promovimin e të drejtave tё fëmijëve nëpërmjet shpërndarjes së informacionit, lojrave animuese dhe mbledhjeve të pakove të formuara nga vetё fëmijët për fëmijë të tjerë në nevojë. Secili prind dhe fëmijë qё ju bashkua kёsaj nisme, ndërtoi një pako modeste me sende personale si psh; veshmbathje, këpucë, libra, aksesorё shkolle, lodra etj. Kjo pako e mbushur sipas mundësive, u shoqërua edhe me një pusullë të shkruar nga vetё fëmija pёr tё pёrcjellё tek pёrfituesi njё mesazh kujdesi e dashurie. Pakot e mbledhura i kaluan parashikimet. Ato u shpёrndanё gjatё ditёve tё panairit pёr fёmijёt jetimё tё qendrave rezidenciale shtetёrore.